Vllaznia do të luajë ditën e hënë sfidën e javës së 8-të të Abissnet Superiore. Shkodranët përballen me Egnatian në transfertë, ndërsa ndeshja do të startojë në orën 13:45.
Vllaznia vjen në këtë takim pas dy humbjeve radhazi dhe fitorja është një detyrim për shkodranët.
Trajneri Brdaric nuk ka vendosur ende për lojtarët që do të zbresin në fushë pasi dy titullarë mbajnë “peng” formacionin.
Liridon Latifi dhe Jonuzi janë të dëmtuar dhe stafi mjekësor po bënë gjithçka për t’i riaftësuar në kohë.
Në mungesë të Latifit dhe Jonuzit, trajneri Brdaric pritet t’i besojë nga minuta e parë Krujës në mesfushë dhe Da Silvës në sulm së bashku me Gjurgjevic dhe Aralica./newsport/