Kanë mbërritur mbrëmë në Shkodër dhe sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë me Vllaznisë dy futbollistë kroatë. Bëhet fjalë për Marin Dujmoviç dhe Petar Petraniç. I pari është mbrojtës dhe luan në mbrojtje. Dujmoviç është 22 vjeç dhe vjen nga ekipi i Zadarit ndërsa lojtari tjetër është 19 vjeç. Petraniç ka dalë nga Akademia e Hajdukut të Splitit dhe në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin e kategorisë së dytë Murvica.

Këta dy lojtarë sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë me Vllazninë ndërsa nesër do luajnë në miqësoren kundër Adës. Kjo do jetë prova e vërtetë për këta dy lojtarë por edhe për dy serbët e tjerë që janë në provë, ashtu edhe për lojtarin e kombëtares së Andorës. Vllaznia në këtë mënyrë, do të ketë për detyrë të përzgjedhë më të mirët nga gjithë kjo mori lojtarësh që po vijnë për provë.
shkodrasport.com.