Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia “B” ka dhuruar një tjetër paraqitje bindëse në kampionat, duke mposhtur thellë “Beksat” me rezultatin 11-0, në ndeshjen e luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Skuadra kuqeblu dominoi në çdo aspekt të lojës, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit. Në listën e golashënuesve u regjistruan Kubazi dhe Halili me nga dy gola secili, ndërsa rrjetën e gjetën edhe Papaj, Ara, Tafili, Hajdari, Allele, Naza dhe Bilal, duke vulosur një fitore të thellë dhe spektakolare për ekipin shkodran.
Ky rezultat konfirmon edhe një herë formën shumë të mirë që ka kaluar Vllaznia “B” në këtë sezon, ku ka treguar stabilitet dhe e ka komanduar atë nga fillimi e deri më tani
Ndërkohë, ndeshja e fundit e kampionatit do të luhet ditë e dielë në Bulqizë ndaj skuadrës vendase. Shkodranët e drejtuar nga Brikeno Bizi janë tre pikë larg Dinamo B që mban vendin e dytë dhe ngjitja në kategorinë e dytë duket thuajse punë e kryer.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


