Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
KF Shiroka është rikthyer në stërvitje pas një dite pushimi, duke e nisur fillimisht me analizën e detajuar të ndeshjes së fundit ndaj Erzenit dhe më pas me seancën përgatitore në fushën sportive të Shtojit.
Stafi teknik ka vënë theksin te korrigjimi i gabimeve që u shfaqën në ndeshjen ndaj Erzenit, si dhe përmirësimi i elementëve taktikë, teksa skuadra është shfaqur e përqendruar dhe me moral të lartë.
Në prag të sfidës vendimtare me Sopotin, atmosfera në kampin shkodran është pozitive dhe lojtarët duken të motivuar për të dhënë maksimumin.
Të dielën, KF Shiroka do të përballet me Sopotin në finalen e Play-Off-it të Grupit A, një ndeshje kyçe që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ku pritet një duel i fortë dhe i luftuar deri në fund.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


