Tek Vllaznia vazhdojnë të vijnë lojtarë për provë. Janë pritur të mbërrijnë dhe të jenë në stërvitje dje dy futbollistët kroatë por kjo nuk ka ndodhur. është thënë se do mbërrinin mbrëmë në darkë megjithatë kjo duhet parë. Në vend që të vinin kroatët, ka mbërritur një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për një  lojtar të kombëtares së Andorës.

Sergi Moreno Marin është I datëlindjes 25 nëntor 1987 dhe luan si sulmues me kombëtaren e vendit të tij. Ka luajtur në 37 ndeshje të kësaj kombëtareje por pa arritur të shënojë asnjë gol me të edhe për vetë nivelin e ulët të kësaj kombëtareje. Ai ka mbërritur mesditën e djeshme në Shkodër I shoqëruar nga një menaxher Italian dhe sot do zhvillojë stërvitjen e parë me Vllazninë. Nga sa merret vesh, Moreno ka qenë edhe në Tiranë vitin e kaluar kur Andora luajti përballë Shqipërisë në miqësoren që u fitua 1-0 nga tanët me golin e Salihit. Në stërvitje me kuqeblutë dje ka qenë edhe një futbollist shkodran I ardhur nga Italia. Bëhet fjalë për Hektor Mbenovias, një shkodran që vjen nga Firence për provë. Ai është 21 vjeç dhe luan si sulmues me ekipe diletantësh në shtetin fqinj.

shkodrasport.com