Thursday, August 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEEKSKLUZIVE/ Shiroka bën lëvizjet e para në merkato, përforcohet me sulmuesin shkodran

EKSKLUZIVE/ Shiroka bën lëvizjet e para në merkato, përforcohet me sulmuesin shkodran

Shkruar nga Endri ÇINARI

Merkatoja në Kategorinë e Dytë ka nisur të marrë formë edhe për ekipet shkodrane, me Shirokën që duket se ka bërë një tjetër lëvizje për sezonin 2026-27. Kështu, siç mëson “Shkodra Sport”, Vildan Kaçubela do të jetë pjesë e skuadrës së Shirokës në kampionatin e ri.

Sulmuesi shkodran vjen pas një sezoni ku u aktivizua me Basanian, ndërsa më herët ka mbajtur veshur edhe fanellat e Tërbunit, Ilirisë dhe Murlanit. Me eksperiencë në futbollin e kategorive inferiore, Kaçubela pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv të Shirokës.

Madje, 28-vjeçari ka dhënë sinjalet e para pozitive që në miqësoren e parë të verës. Kaçubela ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 5-2 që Shiroka regjistroi përballë Vllaznisë U-19, duke nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re.

Goli i parë në përgatitore është një tregues pozitiv për sulmuesin, por edhe për Shirokën, e cila kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Kaçubela pritet të jetë një nga lojtarët ku do të mbështetet skuadra shkodrane për të prodhuar gola dhe për të qenë sa më efikase në fazën ofensive.

Sezoni 2026-27 është ende në fazat e përgatitjeve, por Shiroka duket se ka nisur të bëjë lëvizjet e saj. Dhe nëse goli i parë në miqësore është një ogur, atëherë Kaçubela premton të jetë një prej emrave që mund të lërë gjurmë me fanellën e re.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments