Pas shtate javesh, kampionati i kategorise superiore, do t’i lere vendin nje tjeter kompeticioni. Të mërkurën e 3 nëntorit rikthehet Kupa e Shqipërisë për të luajtur turin e dytë të saj.

Do të zhvillohen 8 ndeshje, ku spikat derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Në orën 14:00 në Grupin A do të zhvillohen këto takime: Korabi-Teuta, Besëlidhja-Partizani dhe Bylis-Skënderbeu. Ndërsa kryendeshja e ditës, derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo do të luhet në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”.

Në Grupin B të katërt takimet do të luhen në orën 14:00: Pogradeci-Vllaznia, Tomori-Laçi, Egnatia-Kukësi dhe Flamurtari-Kastrioti.

Këto takime janë me sistem vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të mërkurën e 17 nëntorit. Vllaznia padyshim qe do te tentoje te marre nje rezultat sa me te mire ne Pogradec, per te hedhur nje hap te sigurte per kualifikimin qe prej ndeshjes se pare.