Ekipi i Valletta në kampionatin maltez të futbollit ka fituar në shifrat 5-3 në javën e 8-të të kampionatit ne ndeshjen e rradhes per kampionat.

Rekordmenët e futbollit ishullor kanë mundur skuadrën e Santa Lucia dhe tani ndodhen në vendin e katërt të renditjes me 13 pikë, duke qenë vetëm 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Hibernians.

Por, protagonist në këtë ndeshje ka qenë edhe mesfushori shkodran, Eslit Sala. 21-vjeçari kq shënuar golin e shifrave provizore 3-1 për Vallettan. Përveç lojës shumë të mirë që Sala ka zhvilluar, ai ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Ky është goli i parë në kampionat për futbollistin e formuar tek Akademia Ajaks në Shkodër. Sala është shndërruar në lojtarët bazë të formacionit të Vallesttas, që tashmë është rifutur në garën për titull kampion, pas një starti të dobët të javëve të para.
Endri ÇINARI