Kategoria Superiore do zhvillojë sot javën e 25-të të saj. Në fushë do zbresin të dhjeta skuadrat porn ë dy orare të ndryshme. Mesdita dhe konkretisht ora 13:00 ka në program katër sfida deçizive.

Në Laç, vendasit presin Tiranën, me duelin që shumë herë ka dhuruar emocione. Po në këtë orë, Kastrioti pret Vllazninë në Kamëz, me miqtë që kërkojnë kthesën.

Kukësi udhëton drejt Ballshit, aty ku në “Adush Muça” i pret skuadra e Bylis. Sfida e mbijetesës do luhet në “Loni Papuçiu”, me Apoloninë që ndeshet me Skënderbeun.

Në 16:00, dueli i “Elbasan Arena” vendos përballë Partizanin dhe Teutën. Laçi kryeson Superligën pas 24 ndeshjeve, ndërsa Partizani, Teuta e Vllaznia ndjekin kurbinasit. Me motin që parashikohet me rreshje shiu në Shqipëri, shpresojmë që fushat mos bëhen pengesë për lojtarët.

Kategoria Superiore – Sot

13:00

Bylis – Kukësi

Kastrioti – Vllaznia

Laçi – Tirana

Apolonia – Skënderbeu

16:00

Partizani – Teuta