Humbja e Shqipërisë me Kosovën nuk kalon lehtë. Në gazetat e përditshme sportive shkruhet sërish dhe në “Panorama Sport” është ish-trajneri Gianni De Biasi që ka dhënë një intervistë dhe ka analizuar situatën te kuqezinjtë.

Bashkëngjitur është edhe reagimi i Armand Dukës, pas polemikave. Kontrata e Çanit, replika e Mersinit me Shtubinën, pagat te Vllaznia dhe merkato te Partizani kanë marrë vëmendje në këtë të përditshme sportive.

Nuk mund të mungonte në faqe të parë arritja e vajzave të volejbollit. E ardhmja e Lewandowskit dhe e CR7 është në fokus, ashtu sikurse finalja e mundshme në “Rusi 2018”.

“Sport Ekspres” gjithashtu në qendër të vëmendjes ka kombëtaren, teksa shkruan për raportin mes Panucci-t dhe lojtarëve.

Për futbollin vendas në fokus është e ardhmja e Dejvi Bregut, milionat që Vllaznia ka shpenzuar këtë sezon, problemet financiare të Tiranës, një intervistë e Jasir Asanit dhe trajneri i ri i Kamzës.

Nga bota janë veçuar tratativat e Juventusit për të marrë Icardi-n, largimin e Lewandowski-t nga Bayern Munchen dhe një intervistë të Lionel Messi-t. /EDS/