Një tjetër futbollist shqiptar është transferuar në Hungari. Albi Doka është prezantuar sot si lojtari më i ri dhe përforcimi i katërt i Budapest Honved.

Klubi hungarez, fitues i 14 titujve kombëtarë dhe 8 Kupave të Hungarisë, ka arritur marrëveshjen me kroatët e Gorica për huazimin e anësorit të djathtë deri në fund të sezonit.

“Kemi përforcuar linjën e djathtë me një mbrojtës të shpejtë, teknik dhe që i pëlqen të ndihmojë skuadrën në sulm me dinamizmin e tij”, deklaroi Gabor Kun, CEO i Honved.

24-vjeçari nga Tirana, i cili ka veshur shtatë herë fanellën e kombëtares shqiptare, nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë hap të radhës në karrierë.