Vllaznia dhe Teuta do te ndeshen me njera- tjetren te dielen per kampionat ne “Loro Boriçi”, por nderkohe keto dy skuadra jane edhe ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise dhe nuk perjashtohet mundesia qe te ndeshen me njera- tjetren.

Ne prag te perballjes se rradhe per kampionat, ka dhene nje intervisten per gazeten “Panorama Sport” sulmuesi i krahut i skuadres durrsake Lorenco Vila. Ai ka folur fillimisht edhe per shortin e gjysmefinale e me pas edhe per sfiden e se dieles.

“Për mua është njësoj me këdo nga këto ekipe. Çfarëdo që të rezervojë shorti i gjysmëfinales, do të përpiqemi të fitojmë për të shkuar deri në fund.

Dua të them se përballjes e së dielës është ndër ndeshjet më delikate. Vllaznia ka një skuadër të mirë dhe për këtë duhet vlerësuar maksimalisht. Megjithatë, objektivi ynë kryesor është që të marrim tri pikët.

Besoni se mund të bëni kthesën në Shkodër? Do të shkojmë të japim maksimumin. Vllaznia është një ekip cilësor, por pa diskutim që shkojmë në Shkodër vetëm për tri pikët. Jemi në një formë të mirë dhe mendoj se do ta kalojmë me sukses.

Çfarë i druheni në prag të kësaj ndeshjeje? Nuk kam frikë diçka. Vllaznia ka një ekip me lojtarë cilësorë, po ne duhet të fokusohemi tek skuadra jonë. Jemi të motivuar të arrijmë të marrim maksimumin, për t’u ngjitur në renditje.