Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka folur për pak minuta me skuadrën.

Përtej mërzitjes dhe dëshpërimit nga eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, ai ka dashur t’i inkurajojë futbollistët për pjesën e mbetur të sezonit.

Mbajeni kokën lart dhe mendoni për ndeshjen e radhës. Ky sezon i parë e dinim që do të ishte i vështirë dhe kështu ka rezultuar.

Por, punoni fort, sepse Dinamo do të ngrihet në vendin që i takon. Secili duhet ta ndiejë fanellën e Dinamos”, mësohet të ketë thënë presidenti i bluve përpara futbollistëve në dhomën e zhveshjes, para se të linte stadiumin “Air Albania”.

Numri një i klubit kryeqytetas rikthehej në stadium pas një kohe të gjatë. Tani misioni kryesor i Dinamos mbetet sigurimi i mbijetesës në Superiore.