Sot do të mbyllet zyrtarisht kampionati gjerman, pasi luhet java e 34 e Bundesligës, ku me shumë interes do të priten dy ndeshjet e mbijetesës, ajo mes Hamburgut e Gladbahut dhe sfida mes Volfsburgut dhe Këlnit.

Diferenca mes Volfsburgut dhe Këlnit është vetëm 2 pikë, me të dyja skuadrat që do ta vendosin vetëm sot nëse do të jenë apo jo pjesë e Bundesligës në sezonin tjetër.

Në Hamburg është një orë, e cila mban të shënuar kohën që kur Hamburgu nisi të luante futboll, duke qenë se kjo skuadër nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria.

Një fitore e Volfsburgut sot ndaj Këlnit të vendit të fundit, do ta ndalte përfundimisht atë orë historike për tifozët.

Vetë lojtarët e Hamburgut e dinë shumë mirë se çfarë kuptimi ka ajo orë për historinë e klubit dhe sot, përveç se ndiejnë detyrimin të fitojnë, duhet që edhe të luten për një humbje të Volfsburgut.

Në një moment të vështirë si ky, tifozët e Hamburgut kanë menduar t’i japin zemër skuadrës, duke qenë se në stërvitjen e fundit kanë qenë të pranishëm mbi 2 mijë tifozë, duke krijuar një atmosferë fantastike. /vipsport/