Klubi i Partizanit ka vendosur të paguajë pjesën e mbetur të dënimit, duke bërë të mundur kështu që ndeshja me Vllazninë të luhet në praninë e tifozëve.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Partizanit në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë njëkohësisht thirrje për tifozët që të mbështesin skuadrën e tyre në këtë moment të vështirë.

Gjithashtu, klubi i Partizanit ka bërë publike edhe listën e çmimeve për bileta, ku një kategori e tifozëve do të kenë mundësi të hyjnë në stadium falas.

“NJOFTIM PER NDESHJEN
FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA, E DIEL ORA 17:00

Ju njoftojmë se për këtë takim klubi ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës duke i mundësuar tifozerisë të jetë presente në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do te jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion

Tribunat: H1, H2

Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre hyrja në sektorët e Tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas.

Për të mundësuar hyrjen në stadium si femrat ashtu edhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç mund të tërheqin bileta të personalizuara me vlerën 0 lek, në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga sot ora 16:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, shkruhej në njoftim./Vipsport/