Veleçiku eshte mundur sot 0-1 ne Burrel nga skuadra vendase dhe fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje 11-metersh i kontestuar nga koplikasit. Pavaresisht rasteve te krijuara, ata nuk kane arritur dot te shenojne dhe te marrin te pakten nje barazim.

Në mbyllje të takimit, ne fakt Veleçiku ka arritur te shenoje por goli eshte anulluar. Lami godet fort nga larg, ndërsa topin e grushton Vuksanoviç.

I gjendur aty pranë që në gjuajtje të Lamit, Denis Çokaj çon topin në rrjetë, por për gjyqtarin kryesor ishte në pozicion jashtë loje. Në fushë pati tension, por me ndërhyrjen e zyrtarëve të klubeve respektive, gjithçka u qetësua.

Megjithate trajneri i Veleçikut Besnik Duli ne prononcimin e dhene per mediat pas ndeshjes, ka shprehur rezervat per gjykimin, i cili sipas tij po dëmton kampionatin.

“Kishim ardhur në Burrel të luajmë futboll, të shprehemi në fushë, pasi jemi ne dhe duhet të jemi ata që kemi komandën e grupit, pavarësisht rezultatit të sotëm. Të dyja skuadrat bënë një lojë mjaft të mirë, Burreli në pjesën e parë dhe ne në pjesën e dytë.

Vërejtja ime shkon për gjykimin. Është hera e tretë që ky gjyqtar na drejton dhe ne pësojmë humbje psikologjike dhe me rezultat. Unë i bëj thirrje FSHF që duke e ditur që janë edhe pesë finale deri në fund, të sjell arbritra më të ndërgjegjshëm dhe profesional. Të mos luajnë me djersën e ekipeve gjatë gjithë kampionatit” – tha Duli.
© shkodrasport.com