Pas bujës së madhe për shkarkimin e mundshëm të trajnerit Thomas Brdariç, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi është prononcuar në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, ku ka hedhur dritë për të vërtetën e trajnerit dhe lajmin e shkarkimit të tij dhe më pas për konfirmimin në pankinën e skuadrës shkodrane:
Derbi i kryeqytetit – “Ishte një moment jo i përshtatshëm për mua për të ndjekur derbin.”
Kampionati dhe Vllaznia si Skënderbeu – “Ky është kampionati i fortë se është rikthyer Vllaznia dhe duhet të jesh kompetitiv, jo të krahasohesh me Skënderbeun sepse ne i kemi dhënë një qasje tjetër. Është një situatë e vështirë dhe i motivojmë lojtarët që të rikthehen tek fitoret.”
Takimi me Brdariç – Tek takimi që kemi patur, nuk ka qenë e çuditshme ashtu siç e kishin paraqitur mediat, jemi ulur dhe kemi folurn gjerë e gjatë për të parë problemet që jemi të pakënaqur si unë por edhe Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi.
Ne i kemi dhënë besimin e plotë trajnerit për të vazhduar këtë projekt dhe jam besim plotë se gjatë ndeshjeve të ardhshme do ta dalim mbanë, sepse Vllaznia ka objektiv Kupat e Europës, pa anashkaluar dhe titullin. Besoj se jemi në momentin që duhet të shpresojmë dhe të luftojmë.
Ne si klub nuk kemi dalë në një komunikatë zyrtare që kemi shkarkuar trajnerin, burimet duhen përcaktuar nga klubi jo nga mediat. Nuk mund të menaxhoj lajmet e mediave, kur merret një vendim për shkarkimin e trajnerit minimumi duhet të ishte bërë një komunikatë nga klubi dhe jo nga mediat.
Kemi vendosur kushtet tona sesi do të vazhdonim, në dhomat e zhveshjes kemi folur për çështje tekniko-taktike. Humbja ka qenë në performancën jo të duhur dhe kemi folur gjatë për këtë çështje. Ardhja e Brdariç tek ne ishte risi sepse edhe çështja e trajnimit dhe mënyra sesi ai stërvit unë i kam ndjek edhe për çdo problematikë dhe i kemi dhënë gjithmonë hapësira dhe për çdo problem.
Mendoj që situata është në kontrroll, vetëm një korrigjim Vllaznia është në pronësi të bashkisë sepse dhe klubi është në proces licensimi dhe shitje. Nuk duhet absolutisht ta ulni punën e mirë të trajnerit tek Vllaznia, ai ka qenë hero dhe është hero, jemi të kënaqur me punën e tij.
Vllaznia ka patur ngërç rezultatesh në ndeshjet e fundit dhe rrezikojmë shumë objektivat dhe presioni i tifozëve është i madh. Nga ana tjetër jemi ne që duhetz të menaxhojmë situatën, ne nuk e kemi prononcuar fjalën titull, nuk e përjashtojmë por nuk e kemi thënë.
Procesi i licensimit është procesi më i vështirë i Vllaznisë, projekti të vazhdojë dhe projekti është afatgjatë që duhet të formohet duke filluar që nga stërvitja dhe akademia nga gjithçka. Nga të gjithë kemi patur reagim pozitiv për trajnerin, na ka dhënë një shtysë për të ecur përpara.
Mendoj se nga një anë kemi patur euforinë e tepruar, ne kemi bërë analizën që kemi bërë ndeshje të bukura dhe duhet të vazhdoni ti bëni. Absolutisht ne jemin në garë për të fituar gjithçka, edhe Kupën.
Ne kemi ardhur për të marrë gjithësecili detyrat e tij, është Kryetarja e Bashkisë që është presidentja e klubit, gjithësecili merr vendimet e klubit sipas hierarkisë. Në këtë moment ne nuk kemi divergjencë me njëri-tjetrin. Ne me trajnerin kemi biseduar sesi mund të rregullohet kjo situatë.”