Tuesday, March 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë Poloni 'nuk i llogarisin' kuqezinjtë: Benfika është më e mirë se...

Në Poloni ‘nuk i llogarisin’ kuqezinjtë: Benfika është më e mirë se gjithë Shqipëria!

Polonia do të përballet me Shqipërinë në datën 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Ekipi që do të fitojë, do të përballet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Ndërkohë si në Shqipëri ashtu edhe në Poloni, ambienti po zien për një futbollist, ku të gjithë e kërkojnë dhe janë kthyer kundër trajnerit. Në vendin tonë kjo po ndodh me Ernest Muçin, i cili është kthyer në heroin e Trabzonsporit dhe po zhvillon performanca të jashtëzakonshme.


Nga krahu tjetër, në Poloni janë të dashuruar marrëzisht pas 17-vjeçarit të Portos, Oskar Pietuszeëski. Ky talent i madh është rritur në Poloni, te Jagelonia dhe tani po shpërthen në Portugali, teksa dje ka realizuar gol në ndeshjen Benfika-Porto. Për specialistët e futbollit, Oskar do të jetë një prej atyre lojtarëve të shumtë që dalin nga Porto dhe më pas i bashkohen ekipeve si Real Madridi, Barcelona apo Manchester City.

Të gjithë janë të sigurtë se ky talent është një yll i madh i futbollit, por jo trajneri i Polonisë. Duke parë moshën e vogël, vetëm 17-vjeç, aktualisht tekniku i polakëve është kundër këtij afrimi. Mediat polake kanë raportuar se Oskar nuk është pjesë e planeve të Kombëtares për ndeshjen me Shqipërinë, megjithëse ngelet të shihet nëse do të ndryshojnë planet deri në fund.

Komentatori dhe gazetari i njohur në Poloni, Mateusz Borek, e ka komentuar me shumë nënvlerësim ndeshjen me Shqipërinë. “Për mua është një ndeshje kyce, ku Oskar mund të vijë në skuadër. Nëse më pyet mua personalisht, Benfika që ai i shënoi gol, është një ekip shumë më i mirë se Shqipëria. Do të jemi në një stadium të ngrohtë, të stërmbushur, ku do të dominojmë dhe Oskar do ta tregonte veten mirë”, tha gazetari polak.

Pra në kryefjalën e gazetarit polak, Benfica është një ekip shumë më i mirë se gjithë Kombëtarja e Shqipërisë. Sigurisht që edhe Benfica nuk mund të quhet një ekip i dobët, por kurrsesi më i mirë se gjithë ekipi i Shqipërisë kur lojtarët tanë janë me shumicë në Serie A, por gjithashtu gjenden edhe në Premier League apo Turqi. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments