HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë pritje të trajnerit të ri, Kukësi ndryshon stadium për ndeshjen me...

Në pritje të trajnerit të ri, Kukësi ndryshon stadium për ndeshjen me Vllazninë

Kukësi do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë. Pas barazimit ditën e djeshme ndaj Teutës, verilindorët presin shkodranët. Një takim i cili do të luhet në “Elbasan Arena” aty ku Kukësi ka luajtur më të shumtën e ndeshjeve si pritëse.

Është vetë klubi që në faqen zyrtare ka njoftuar orarin dhe stadiumin se ku do të luhet ky takim, ndërsa ka bërë thirrje edhe për mbështetje. Sfidën e fundit si pritëse Kukësi e luajti në “Air Albania”, ndaj Tiranës, kurse të mërkurën rikthehet në Elbasan.

Kujtojmë që aktualisht skuadra është ende pa trajner dhe nesër do të bëhet prezantimi i teknikut të ri, ndërsa klubi ka bërë të ditur që ekipi do të drejtohet përkohësisht nga Rrahman Allaçi.

Njoftimi i Kukësit:

Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën në “Elbasan Arena” ku përballë do të kemi Vllazninë! Takimi zhvillohet duke nisur nga ora 17:00.

Kërkojmë mbështetje maksimale nga tifozeria për të kaluar së bashku këtë moment negativ të skuadrës. Së bashku mund t’ia dalim. Forca Kukësi!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments