Armando Vajushi bëhet gati të ndryshojë skuadër, pasi duket se nuk ka më hapësira të Pro Verçeli i cili në edicioni e kaluar ra në Serinë C.

Lojtari kaloi në huazim muajt e fundit të sezonit te Avelino, sinjali i parë i krisjes me drejtuesit e Pro Verçelit, aq më shumë që klubi tashmë ka vendosur të bëjë shkurtime të mëdha sa u përket shpenzimeve meqë ra nga kategoria.

Sipas mediave italiane, për futbollistin shqiptar po interesohet klubi i Serisë C, Ternana.

Gjithashtu, edhe Grasshopers është vënë në ndjekje të futbollistit shqiptar dhe është i interesuar për një transferim të mundshëm.

TMË raporton se ditën e nesërme, përfaqësuesit e dy klubeve do të takohen me menaxherin e tij, Sokol Haxhia, në Hotel Melia në Milano, epiqendrën e merkatos në Itali. /vipsport/