Kur eshte luajtur vetem nje ndeshje nga faza e trete e kampionatit te kategorise se pare dhe jane per t’u luajtur edhe shtate te tjera deri ne fund, por diferenca prej tete pikesh qe Vllaznia ka me ndjekesin me te afert- Erzenin, duket se ia ben te pamundur ketij te fundit ta arrije.

Nje gje te tille tashme po e pranojne edhe vete drejtuesit shijakas te cilet po behen gati per ndeshjen e rradhes, ate me Korabin qe do ta luajne neser ne Lezhe ndaj Korabit.

Trajneri Gentian Begeja duke folur per “sportekspres.com” shprehet: “Java e 20-të për ne është si një ndeshje transferte, sepse ndaj Korabit luajmë në fushë asnjanëse, konkretisht në Lezhë. Për ne është një sfidë e vlerësuar për tri pikët. Do kemi mungesat e Dukës dhe të Dragoshit”.

Më tej Begeja flet edhe në lidhje me synimet e Erzenit. “Matematika na lejon të shpresojmë edhe për kreun e grupit, por duke qenë se Erzeni ka dalë nga objektivi kryesor, realisht ka nisur një projekt për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Begeja deklaratën e tij.

Denimi i fushes padyshim qe e ka penalizuar ekipin e Erzenit megjithate ai duket se tashme nuk e ka me mendjen tek gara me Vllaznin.
e por po mendon per sezonin e ardhshem