Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë Shkodër duan 'kokën' e Teutës, zbulohet superpremio te Vllaznia

Në Shkodër duan ‘kokën’ e Teutës, zbulohet superpremio te Vllaznia

Pas dy premiove radhazi për fitoret në Korçë ndaj Skënderbeut dhe Shkodër kundër Tiranës, pritet që sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, të vendosë një tjetër shpërblim të majmë në rasti triumfi edhe sot në transfertën ndaj Teutës në Durrës.

“Panorama Sport” ka mësuar dje nga burime në klub se shifra këtë herë për fitoren pritet të jetë rreth 15 milionë lekë të vjetër.

Megjithatë, i kontaktuar nga gazeta, Xhaferi sqaroi se do të kishte patjetër shpërblim në rast suksesi, por sa i përket shifrës, janë duke e diskutuar për të vendosur sot para sfidës.

Nje situate e tille ka krijuar nje ambjent vertete te shkelqyer ne kampin shkodran dhe te gjithe jane te vetedijshem se mund t’ia dalin te marrin pike ndaj kujtdo.

Per kete arsye, kuqeblute do te tentojne te marrin pike edhe sot ne Durres ndaj Teutes ne kuadrin e javes se katert te kampionatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments