“Romelu ende luan një rol të rëndësishëm në planet tona”, kështu foli Thomas Tuchel për Lukakun në një konferencë për shtyp.

Ditët e fundit janë hapur thashetheme merkatoje se Lukaku do të rikthehet te Interi në formë huazimi, por Tuchel i ka mohuar këto zëra.

“Ne nuk po mendojmë për thashethemet e merkatos dhe për më tepër për momentin nuk mund të blejmë e as të shesim. E ndjej Romelun shumë të motivuar, ai stërvitet mirë dhe është i përfshirë. Lukaku është fitues dhe do të mbetet i tillë gjithmonë.

Në këtë moment nuk ka vend për pakënaqësi apo zhgënjim, ka shumë ndeshje vendimtare në javët në vazhdim dhe do të ketë vend për të gjithë, ne kemi nevojë për Lukakun”, është shprehur Tuchel.