Zherard Pike është ndalur të flas sërish në lidhje me ish-Presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe skandalit të famshëm të një viti më parë, i njohur si “ Barçagate”.

I intervistuar nga ylli i “Youtube”, Xhordi Uild, Pike komentoj situatën në klub gjatë asaj periudhe, dhe fjalët e Bartomeut kundrejt tij dhe Leo Mesit, të cilat futbollisti konsideron si gënjeshtra.

“ Pse jam i inatosur me Bartomeun? Sepse ai më gënjeu mua për ‘Barçagate’, kur klubi punësoj persona që të kritikonin lojtarët, kurse mua dhe Lionel Mesit na gënjente në fytyrë dhe na thoshte se nuk dinte asgjë në lidhje me këtë.

Ne i thamë atij se nuk kishim dyshime tek ai dhe se e dënim që ai do të merrte masat e duhura për të zgjidhur situatën. Por me pas zbuluam se ai qëndronte pas çdo gjëje.

Për mua gënjeshtra që më tha në fytyrë është çështje serioze, u duka si idiot kur e mbrojta para të gjithëve.”, tha Pike.