Vllaznia e këtij sezoni ka në gjirin e vet disa futbollit të huaj, me shtetësi të ndryshme. Duke filluar që nga rumuni Ignat që luan në mbrojtje, apo braziliani Zhunior e Eziamaka nga Nigeria që luajnë në sulm.

Sot, nga ana e klubit është nderuar me çmimin si futbollisti më i mirë i Vitit 2018 braziliani Zhunior. Ky i fundit u bë pjesë e skuadrës së Vllaznisë në verë.

Zhunior ka treguar një performancë të mirë me kuqeblutë, madje duhet theksuar se me shkodranët ka realizuar 6 gola në kampionat, ku në disa ndeshje u ka dhënë 3 pikët shkodranëve.

Mjaft i emocionuar është ndier pas këtij trofeu sulmuesi nga Brazili që edhe në gjysmën e dytë do të jetë në majë të sulmit shkodran, ndërsa ka premtuar se do të shënojë edhe më shumë gola në mënyrë që të japë kontributin maksimal që Vllaznia të ngjitet në Superiore në fund të këtij sezoni./vipsport/