HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë Shkodër ishin të pakënaqur me të, por sot Andi Ribaj firmosi...

Në Shkodër ishin të pakënaqur me të, por sot Andi Ribaj firmosi me Flamurtarin

Andi Ribaj bëhet edhe zyrtarisht përforcimi i Flamurtarit për sezonin e ri. Sulmuesi i bashkohet vlonjatëve dhe vendoset menjëherë në urdhërat e trajnerit Ilir Daja.

Sipas njoftimit të Flamurtarit, “Ribaj u transferua te kuqezinjtë në fundin e merkatos, por këtë të shtunë i’u bashkua ekipit në stërvitje, duke lënë pas dëmtimin muskulor dhe ka nisur periudhën e rehabilitimit”.

Sezonin e kaluar, 29-vjeçari ishte pjese e Vllaznisë, me bashkëpunimin që përfundoi pas rënies së klubit nga Kategoria Superiore.

Në karrierë, lojtari i rritur te Apolonia e Fierit ka luajtur edhe me Skënderbeun dhe Teutën, ndërsa ka provuar edhe aventurën në Izrael te Makabi Kirjat.

Sulmuesi i qendrës vlerësohet si një alternativë e kapitenit Bushiç. Mjaft i rëndësishëm është fakti që Ribaj mund të luajë edhe në krah, duke plotësuar repartin sulmues, ku janë edhe Danilo Alvesh, Torasa, Beqaj, Musta dhe talenti Ziaj, ndërsa pritet edhe zgjidhja e çështjes së brazilianit Elton Kale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments