Skuadra shkodrane e ka nisur me fitore kampionatin e ri dhe njëkohësisht edhe misionin e saj të ngjitjes në Superligë.

Kuptohet që ka dominuar në lojë ndaj Korabit por edhe në momente të veçanta gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet në rradhët e saj.

Trajneri Lika pas ndeshjes e ka bërë të qartë se Vllaznia e sotme nuk ka qenë ajo më e mira. Sipas tij, loja e kuqebluve do të vijë në rritje nga ndeshja në ndeshje.

Për më tepër që në takimet e ardhshme përbërja e saj do të jetë edhe më e plotë. Të mos harrojmë se sot kanë munguar plot pesë futbollistë në rradhët e saj.

Duke nisur nga mbrojtësit Renato Malota, Denis Pjeshka e Valto Zeqaj, mesfushori Florind Bardulla dhe sulmuesi Eziamaka Collins Ikenna.

Ky i fundit pritet të mbërrijë nga momenti në moment në Shqipëri pasi të sigurojë vizën hyrëse.

Bardulla ndërkohë ka filluar vrapimet e lehta dhe shumë shpejt do jetë gati për të luajtur pas dëmtimit që ka kaluar.

E njëjta situatë thuajse dhe për Pjeshkën që muajin e ardhshëm do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Malota ka kaluar një gjendje gripale por me kalimin e saj do të jetë në fushë. Sakaq për mbrojtësin Zeqja ka patur një problem procedurial federimi megjithatë edhe ai do të luajë javën tjetër.

Në këtë mënyrë, Vllaznia edhe me këto futbollistë pritet të shfaqet edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme.
© shkodrasport.com