Sezoni 2021/2022 në “Abissnet Superiore” ka përfunduar dhe tashmë ka ardhur momenti i vlerësimit për atë çfarë është dhënë përgjatë kampionatit. Në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, anëtarët e panelit kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit që uli siparin pak ditë më parë.

Formacioni më i mirë për Ylli Agën dominohet nga bardheblutë. Plot 6 lojtarë të Tiranës kampione gjenden në 11-shen e përpiluar nga gazetari i “Supersport”-it, që përbëhet nga një sulm i frikshëm, ku të tre bashkë kanë shënuar 52 gola në këtë kampionat.

Por nga ana tjeter ne 11-shen e perzgjedhur prej tij ka vend edhe per nje futbollist, pikerisht per Esin Hakajn, te cilin e ka menduar me te mirin e Superiores per krahun e majte te mbrojtjes.

Nderkohe, per Gurishten, Latifin apo ndonje tjeter futbollist te spikatur te Vllaznise nuk ka patur vend ne kete 11-she. Ndoshta ata jane penalizuar nga fakti qe skuadra perfundoi ne vendin e peste te renditjes ne perfundim te kampionatit.