Leo Messi nënshkroi këtë verë me PSG në Francë, edhe pse të gjithë prisnin që sulmuesi katalanas të rinovonte me Barcelonën ku kishte luajtur deri më tani si profesionist.
Edhe vetë Messi e kishte ndarë mendjen dhe kishte pranuar kontratë me ulje të konsiderueshme page. Në fund gjithçka ra poshtë me pretekstin e rregullave të La Liga.
Messi firmosi me PSG dhe Marca në Spanjë ka nisur të aludojë për rikthimin e argjentinasit te PSG. Rikthimi i Xavi, tani si trajner, i bën ata të besojnë te ky skenar dhe si çelës shohin pikërisht trajnerin.
Nuk bëhet fjalë për një rikthim në janar apo në fund të këtij sezoni. Messi mund të bashkohet me katalanasit në korrik të vitit 2023, kur edhe i përfundon kontrata me PSG-në. /oversport/