Serie A do të nisë edhe këtë vit të ri 2021 pa tifozë. Për momentin Qeveria italiane nuk ka dhënë ende miratimin për rikthimin e tyre nëpër stadium.

Ditën e sotme në një intervistë për mediat italiane ka folur edhe presidenti I Ligës së Serie A, Paolo Dal Pino.

“Mendoj që në stadium të shkojnë personat e vaksinuar. Unë kam ende ankesa për Qeverinë pasi I kemi dërguar një protokoll me 300 faqje prej disa muajsh dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Kemi kërkuar një hapje graduale të stadiumeve, por kjo do të varet nga vendimi I Qeverisë”, u shpreh Dal Pino./newsport/