Ndeshja e rradhës me Teutën do të luhet ditën e dielën dhe në Shkodër kanë filluar t’i marrin masat për të.

Padyshim që diçka pozitive është gatishmëëria thuajse e të gjithë futbollistëve për këtë ndeshje.

I vetmi që mbase do të vazhdojë të mungojë, është mbrojtësi Marku i cili është i dëmtuar.

Sakaq mesfushori Bardulla dje luajti me ekipin “B” dhe mund të jetë në 18-she ndaj durrsakëve. Por nga ana tjetër, vëmendja e stafit teknik është përqendruar tek mbrojtësi Malota.

Siç dihet, ai ka vetëm 4 ditë që i është bashkuar skuadrës në stërvitje por ka humbur dy javë kohë nga përgatitjet dhe kjo ka bërë që gjendja e tij fizike të mos jetë ajo më e mira.

Megjithatë trajneri Gjoka duket i kënaqur me parametrat e lojtarit dhe ideja është që Malota të jetë në fushë të dielën.

Megjithatë çdo gjë do të shihet deri të dielën. Ditën e sotme të dy ata janë parë të bisedojnë me njëri- tjetrin duke shpresuar që gjërat të shkojnë mirë dhe Vllaznia të marrë rezultatin e duhur të dielën.
© shkodrasport.com