Superliga turke mund të rifillojë në datën 12 qershor. Ditën e sotme ka pasur një takim midis Ministir të Sporteve, presidentit të Federatës dhe klubeve që kanë diskuatuar për mundësinë se kur mund të rifillojë kampionati.

Ideja fillestare është që ky sezon të rinisi në 12 qeshor e të mbyllet në 26 korrik.

Deri më tani këto janë idetë e fundit përsa I përketë Superligës turke, por një vendim final pritet të merret në fund të muajit kur të gjitha palët do të ulen sërish në bisedime.

Mbetet për t’u parë se në çfarë date do të vendoset rifillimi I sezonit pasi në Turqi duan që titulli të vendoset në fushë.