Lajmi qe qarkulloi ditet e fundit ne mediat e shkruar dhe ato televizive se z. Armando Duka, Presidenti i FSHF ishte zgjedhur zv. President i UEFA-s, pra krahu i djathte i Presidenit Ceferin, eshte mirepritur nga i gjithë opinioni jo vetem sportdashes, por dhe me tej.
Kete e tregojne dhe urimet qe kane arritur ne tempullin e futbollit shqiptar dhe kronikat televizive shqiptare.
Po ashtu nje sihariq për futbollin shqiptar e sportedashesit e saj ishte dhe lajmi se ne Shqipëri UEFA kishte vendosur qe finalet e Europianit per grupmoshen 17 vjeçare do te luhen ne kater stadiumet e vendit tone Tiranë, Shkodër, Elbasan e Rrogozhine.
Nga te gjithe ato qe ndjene nje gezim te veçante ishte dhe ish-deputeti i njohur per batutat e gafat në sallen e Parlamentit dhe jashtë tij, shkodrani Selami Jenishehri.
Letra që ai i kishte dërguar Presidentit Duka ku ai argumentonte me gjuhën e nje specialisti te nominuar nga Federata Shqiptare e Pensionistve se si mund te arrihet pa asnje kusht fitorja ndaj Çekise per eliminatoret e Europianit 2024, duke vene ne zbatim variantin e tij teknik, ishte lajmi i dites ne te gjithë kronikat e faqet e shtypit shqiptar, pa dyshim edhe per trajnerin e kombetare, brazilianin Silvinjo, qe perflitet se ka kerkuar nje takim me Jenisherin.
Por duke iu referuar bisedave qe bëhen në Shkoder, simpatizantët e Jenisherit thojne se fati i ka trokitur përsëri ne dere atij.
Organizimi i Europianit per grupmoshen 17 vjeçare ne Shqipëri i ka ndryshuar atij planet. Flitet se po pregatite nje manual tekniko-aktike se si duhet te pregatiten 17 vjeçaret e kombetares dhe me nje kërkesë qe ai vete, pra Jenishehri, duhet te perfshihet pa asnje hezitim ne stafin e kombetares shqiptare.
Letra qe po pregatite Jenishheri nuk do te vonoje te arrije ne adresen “Z. Armando Duka, President i FSHF dhe zv. President i UEFA – s, ku Jenishehri beson shume ne mbeshtetjen e tij nga z. Duka dhe po ashtu eshte i bindur se pervoja e fituar si deputet me argumentin e shume ligjeve te aprovuara nga Parlamenti Shqiptar, eshte perfshire nje pakete ligjore ku nje ish-parlamentar mund te drejtoje ekipet e futbollit pa patur liçensen e UEFA-s;
Por Jenishehri do te shoqeroje letren e dyte ne adrese te z. Armando Duka me dy-tri dosje ku eshte përfshirë edhe liçensa jo vetëm e UEFA-s por edhe ajo e FIFA-s.
Nuk duhet humbur kohe thote Jenishehri shume i prekoupuar, edhe pse deri ne vitin 2025 ka kohe per te menduar per te miren e futbollit shqiptar.
Le te presim e te shpresojmë ne ëndrrat me sy hapur te poliglotit, akademikut e shkenctarit Selami Jenishehri ku dosjet e tij nje dite do te jene ne tryezen e Kryetarit te Akademisë se Shkencave, z. Gjinushi.
NAMIK MEHMETI
FURENZE 28.09.2023