Paris Saint-Germain mudn të largohet nga stadiumi Parc de Prince pas refuzimit të ofertës së sheikëve të Katarit nga Bashkia e Parisit. Kampionët e Francës kërcënojnë me largimin pas 50 vitesh nga stadiumi, i cili është pronë e qytetit dhe jo e klubit.

Qëndrimi është shumë i prerë nga kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila e konsideron stadiumin të pashitshëm dhe një aset kombëtar. Ndërsa deputeti i Këshillit Bashkiak, David Belliard në një intervistë për RMC Sport foli më gjatë.

“Jemi në një lojë pokeri plot me gënjeshtarë. Nuk jam pro shitjes së aseteve kombëtare dhe sidomos për Katarin. “Parc de Prince| nuk i përket Katarit por parizienëve dhe Francës. Është e turpshme, kemi investuar 85 milionë euro dhe do të bëjmë akoma më shumë.”-u shpreh deputeti.

Ne kete menyre tashme kjo polemike e krijuar ne distance, pritet te sjelle edhe largimin e PSG nga ky stadium por ende nuk eshte e qarte se ku mund t’i zhvilloje ndeshjet ne te ardhmen.