Pas transferimit Bitrit te Banik Ostrava, te Partizani sirenat e merkatos bien edhe për Xhuliano Skukën. Sulmuesi ka shkëlqyer në kampin e kuq këtë sezon me 10 gola në 16 prezenca në kampionat, çka ka ngjallur interesimin e klubeve të huaja.

“Supersport” mëson se për sulmuesin ka bërë një hap konkret klubi italian i Veronës duke ofruar 750 mijë euro për shërbimet e tij. Ofertë kjo që është refuzuar nga presidenti Gazment Demi. Numri një i klubit të kuq nuk ulet asnjë cent poshtë pretendimeve për 1 milionë euro për kartonin e Skukës duke i rezistuar klubit italian.

Një ndër arsyet e refuzimit është padyshim edhe efekti sportiv, pasi Skuka është një lider i vërtetë i skuadrës me Partizanin që i konsideron të domosdoshme shërbimet e tij për të fituar titullin kampion, mision në të cilin Skuka është thelbësor.

Është ky padyshim një motiv i rëndësishëm për klubin e kuq që mund të hapet ndaj idesë së largimit të Skukës për vetëm 1 milionë euro. Ditet kalojne dhe tashme duhet pare nese do te kete nje transferte gjate merkatos se janarit apo jo.