Në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e luajtur në Shkodër dhe e përfunduar me shifrat 1-1, kryesori Florian Lata mori disa vendime të rëndësishme, që mund të themi se rezultuan të sakta, përveç një momenti.

6’ Matondo nuk largon dot topin dhe godet Malën pas krosit të Jonuzit. Lata akordon penallti menjëherë pa ndihmën e VAR-it dhe pamjet tregojnë se ka të drejtë.

13’ Mba rrëzohet në zonë në duel me Gurishtën. Lata vijon me të drejtë lojën, pasi kemi të bëjmë thjesht me një duel dhe përpjekje për të “vjedhur” 11-metërsh.

19’ Mba ndërhyn ashpër direkt në këmbët e Zogoviç. Nuk është ndërhyrje me takë, por meriton të verdhë. Lata e toleron nigerianin.

31’ Hadroj shënon, por VARi e anulon golin për pozicion jashtë loje të Da Silvës. Pamjet tregojnë se braziliani ka qenë më i avancuar.