Boksi profesionist po merr çdo dite e me shume permasa te medha edhe ne Shqiperi teksa tashme ka organizime te shkelqyera dhe ndeshje vertete te nje niveli te larte. Keshtu do te ndodhe edhe me 17 maj ne Tirane ku do te ngjiten ne ring boksieret me te mire aktualisht ne vend.

Kuptohet qe jehonen me te madhe e ka marre boksieri shqiptar qe jeton ne Angli, Florian Marku, por ndaj tij shpeshhere nuk kane munguar edhe akuzat per me shume “show” sesa ndeshje te verteta. Sipas Alban Barmetes, “Florian Marku nuk eshte boksieri per t’u marre shembull”. Nje prononcim te tille ai e ka dhene per “Panorama TV” kur eshte shprehur:

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, kemi kohë të gjatë që përgatitemi për këtë turne se do të jetë i fortë, me kundërshtarë të fortë e duhet përgatitje se nuk do të jetë e lehtë.

Kemi bërë një sakrificë shumë të madhe, mua më ka shtyrë pasioni, dëshira për këtë sport. Kam qenë vetë që jam marrë me boksin. Kam 18 vite që merrem me boks, 5 vite me boksin profesionist. Kam 9 fitore dhe një barazim në ringun profesionist, 8 me KO, shpresoj të bëj fitoren e 10 në këtë turne.

Në boksin amator kam pasur shumë ndeshje të bukura, se kam mbi 110 ndeshje, ndërsa si profesionist ka qenë një ndeshje në Tiranë me një boksier shumë të fortë nga Bullgaria të cilin e fitore me KO.

A mund të merret shembull ndeshja e Florian Markut? E kam ndjekur nuk dua të flas për atë ndeshje se është folur shumë. Unë jam i drejtë, nuk është për t’u marrë shembull. Sa i përket pjesës që është folur për të dhe 50% nuk është ndeshje e fortë”.