Dje i është rikthyer stërvitjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe tashmë Agim Canaj po e përgatit skuadrën për sfidën e rradhës, atë që do të luajë ditën e dielë ndaj Erzenit.

Ky konsiderohet një takim i rëndësishëm dhe do tentohet për t’u fituar me çdo kusht edhe për një arsye tjetër: Do sigurohet edhe matematisht ngjitja në Superligë dhe kjo do t’i japë mundësi trajnerit të aktivizojë edhe “të pakënaqurit”.

Këtë e ka thënë vetë Canaj kur deklaron: “Unë problematikën e një viti nuk mund ta zgjidhja me një javë. Kuptohet se po i zgjidh me shumë qetësi. Këto problematika do të zgjidhen dhe ne kemi rënë dakord së bashku që do t’i zgjidhim të gjitha këto problematika që kanë lojtarët.

Në takime në vazhdimësi do të kërkoj që t’u jap kohë të plotë të gjithë lojtarëve. Unë e njoh grupin, rreth 50% të tyre, pasi kam punuar me ta. Pasi do të kemi arritur edhe objektivin madhor që ne kemi, rikthimin në Superiore, do të kërkojmë që t’u japim që të gjithë lojtarëve minutazhin e duhur që do të kemi në dispozicion për të shkuar edhe më mirë”.
© shkodrasport.com