Ish-mesfushori holandez, Uesli Shnajder, ka shkaktuar polemika me deklaratën e tij të fortë ndaj Eduardo Kamavingës, pas ndeshjes ndaj Bajernit të Mynihut, ku francezi, u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke ndikuar në eliminimin e Realit pas humbjes, 4 me 3.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Shnajder nuk u kursye aspak ndaj mesfushorit të Realit, duke deklaruar: “Kamavinga është budalla. A e dini çfarë duhej të bënin lojtarët e Real Madridit pas vërshëllimës finale?
Ata duhej të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe të shfrynin zemërimin e tyre ndaj tij.” Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë ka nxitur reagime të shumta në opinionin sportiv.


