Friday, July 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEKryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj pritje të veçantë për ekipin e Vllaznisë...

Kryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj pritje të veçantë për ekipin e Vllaznisë së femrave

Vllaznia e futbollit të femrave prej disa ditësh ndodhet në qytetin e Pukës ku po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të Kupave të Europës. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë mundësi kryebashkiaku i këtij qyteti Rrok Dodaj ka rezervuar ditën sotme një pritje të veçantë në zyrën e tij për këtë ekip kampion.

Ai në fjalën e tij ka falenderuar vajzat kampione dhe stafin e tyre teknik për sukseset e shumta që kanë arritur si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare dhe nga ana tjetër është shprehur se prania e tyre në qytetin e Pukës gjatë këtyre ditëve i ka dhënë një pamje edhe më të bukur atij.

Kryebashkiaku Dodaj njëkohësisht u ka bërë të ditur se ashtu siç është një tifoz i zjarrtë i ekipit të djemve të Vllaznisë, ashtu bën tifo edhe për ekipin e vajzave dhe i uroj kualifikimi në turin e tretë të Champions League në ndeshjet që do të luhen në fillimin e muajit në Qipro.

Nga ana tjetër, presidenti i KFF Vllaznia Lazer Matija e ka falenderuar numrin 1 të Pukës për kushtet e mundësuara për zhvillimin e një faze përgatitore në kushte mëse optimale dhe po ashtu u shpreh se edhe ekipet e tjera sportive duhet ta shfrytëzojnë klimën që ofron ky qytet malor për të zhvilluar stërvitje me ngarkesa fizike.

Nga ana e ekipit shkodran, futbollistet e tij i kanë dorëzuar kryebashkiakut Dodaj fanellën e Vllaznisë dhe disa simbole të kësaj skuadre, të cilat ai padyshim që do t’i mbajë si diçka me shumë vlerë në zyrën e tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments