Monday, April 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë verë do të jetë i lirë, klubi i Serie A përgatit...

Në verë do të jetë i lirë, klubi i Serie A përgatit kontratën për liderin e Kombëtares shqiptare

Kontrata e Berat Gjimshitit përfundon në qershor të këtij viti dhe me shumë gjasa nuk do të ketë rinovim me klubin e Atalantës. Në këto kushte, disa klube kanë nisur të “lëvizin gurët” për shqiptarin.

Siç raportohet nga Italia, Fiorentina është gati që ta transferojë me parametra zero kapitenin e Kombëtares shqiptare.

Drejtori Sportiv i “vjollcëve”, Fabio Paratici po përgatit mënyrën për të përfunduar me sukses këtë operacion.

Kujtojmë se 33-vjeçari luan në Itali prej vitit 2016 kur la Zyrihun për Atalantën. Gjatë kësaj periudhe ai është huazuar në dy raste, një herë tek Avellino dhe herën tjetër tek skuadra e Beneventos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments