HomeKRYESORENejmar nis të thyejë rekordet në Kombëtare, këtë herë kalon edhe Pelen

Nejmar nis të thyejë rekordet në Kombëtare, këtë herë kalon edhe Pelen

Një ndër lojtarët më të mirë në botë, por njëkohësisht edhe më të kritikuar, Nejmar ka nisur të thyejë rekorde me skuadrën e tij të Brazilit, pavarësisht fjalëve por edhe besimit të humbur për performancën e tij në Botëror.

Në takimin e fituar nga Brazili me rezultatin 5-0 ndaj Salvadorit, Nejmar ishte protagonist duke zhbllokuar rezultatin.

Ajo ishte ndeshja e tij numër 92 me Kombëtaren, duke kaluar në këtë mënyrë legjendën braziliane të futbollit, Pele.

Ky i fundit, ka arritur të luajë vetëm 91 ndeshje me ekipin “seleçao”, por padyshim që triumfet e tij karshi atyre të Nejmarit, as që krahasohen.

Megjithatë, Nejmar është në një moshë të re dhe ka kohë për të plotësuar muzeun e tij të trofeve. /Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments