Nejmar shihej si një nga futbollistët më me perspektivë që shumë shpejt mund të zbriste nga froni Ronaldon dhe Mesin, megjithatë transferimi te PSG, e ka dëmtuar jo pak.

Sulmuesi nuk po vlerësohet më për vlerat e tij reale dhe meritat për paraqitjet që bën po i merr klubi, duke qenë se ka ndërtuar një skuadër që dominon kampionatin dhe ku të gjithë janë yje në pozicionin e tyre.

Dëshira e Nejmar është të rikthehet edhe një herë në Spanjë, por duket e vështirë. Ndërkohë, ai ka folur edhe në lidhje me dëshirat që ka për futbollistët të cilët do të donte t’i kishte shokë skuadre, ku ka përmendur disa nga emrat e lojtarëve që kanë shkruar histori në futbollin botëror.

“Do të doja të luaja me Romarion. Ronaldo është një tjetër futbollist, megjithëse me të kam luajtur në ndeshjen e tij të lamtumirës. Do të më pëlqenin edhe Zidan e Ibrahimoviç”, u shpreh Nejmar. /VipSport/