Boksieri shkodran Nelson Hysa e ka nisur ne menyren me te mire te mundshme karrieren e tij ne boksin profesionist. Ne te paren perballje ne kete lloj boksi, ai ka arritur te triumfoje ndaj boshnjakut Stefan Cajic.

Madje, Hysa e ka arritur fitore kete ndeshje me KO pasi kundershtari nuk ka arritur dot t’i rezistoje grushteve te tij qe ne raundin e dyte.

Gjithçka ka ndodhur mbremjen e se shtunes ne Memorialin “Skender Kurti” organizuar ne Tirane ne kujtim te ish- boksierit dhe ish-trajnerit te njohur.7

Kampioni i shume viteve ne boksin amator ka triumfuar me sukses ndaj kundershtarit boshnjak dhe ne kete menyre e ka nisur me kemben e mbare rrugetimin ne boksin profesionist.

“Jam shume i lumtur per kete fitore ne kete ndeshje te pare ne boksin profesionist. Perjetova shume emocione ne kete ndeshje dhe e kuptova se i kam hyre me vonese atij. Me siguri qe ne te ardhmen do te kemi te tjera ndeshje dhe te tjera fitore ne profesionizem”- eshte shprehur Nelson Hysa per gazeten “Shkodra Sport”.
Gjergj KOLA