Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Boksieri shkodran Nelson Hysa vijon përgatitjet e tij me përkushtim maksimal, duke përcjellë edhe një mesazh të qartë për të gjithë ndjekësit dhe sportdashësit: suksesi kërkon durim dhe punë të pandalshme.
“Durim për procesin. Puno çdo ditë, edhe kur është e vështirë. Pa nxitim. Rezultatet do të flasin vetë”, është mesazhi i kampionit, i cili pasqyron filozofinë e tij të punës dhe mentalitetin fitues që e karakterizon.
Nelson Hysa, i cili është një nga emrat më të spikatur të boksit shqiptar dhe më gjërë, vazhdon të ndërtojë hap pas hapi rrugën e tij drejt objektivave të mëdha, duke treguar se disiplina, sakrifica dhe këmbëngulja janë çelësi i suksesit në sport.


