Në Frankfurt të Gjermanisë, sonte, Nelson Hysa do të zhvillojë ndeshjen e radhës në boksin profesionist. Boksieri kuqezi do të duelojë këtë herë ndaj Maximiliano Alejandro Sosa.

Pas suksesit në Tetovë, ndaj numrit një të Argjentinës, tashmë përballë tij do të jetë një tjetër kundërshtar tepër i fortë.

Ndeshja e sotme do te zhvillohet me qellim edhe fitimin e nje gjerdani te rendesiehem siç eshte ai WBC CISBB Heavy, titull qe ka qene vakant dhe Nelson Hysa padyshim qe do te tentoje ta rrembeje ate.

Boksieri shkodran ka arritur të regjistrojë 10 fitore në po kaq ndeshje në boksin profesionist, prej të cilave 8 prej tyre i ka marrë me “knock out”. Hysa synon që të thellojë akoma dhe më tepër rekordin e tij, për të tentuar më pas një titull botëror.

Hysa është bashkuar me pjesën më të madhe të boksierëve shqiptarë, duke formuar ‘Grushtin e Hekurt’, që ka si qëllim të bëjë bashkë më të mirët e këtij sporti. Ndeshja mes Nelson Hysës dhe Maximiliano Alejandro Sosa do të transmetohet live në ekranin e SuperSport/Digitalb.