HomeBOKSNelson Hysa vazhdon ngjitjen në ranglistën botërore. Arjon Kajoshit rritet me 173...

Nelson Hysa vazhdon ngjitjen në ranglistën botërore. Arjon Kajoshit rritet me 173 vende

Pak dite me pare kater boksiere shkodrane bejne nje paraqitje shume te mire ne nje event te organizuar ne Tirane, te emertuar “Grushti i hekurt” ku arriten fitoret e tyre te rradhes ne boksin profesionit. E kemi fjalen per Nelson Hysen, Arjon Kajoshin, Senad Drinin dhe Armando Grishajn.

Keto fitore, padyshim qe i kane ndihmuar kater sportistet shkodrane te ngjiten edhe me shume ne ranglisten boterore dhe kjo sigurisht qe do t’i ndihmoje edhe me shume ne rrugetimin e metejshem ne boksin profesionist.

Keshtu fitorja e Nelson Hyses me nokaut ndaj Vikapito Meroro e cila ka qene e shtata per te ne boksin profesionist, ne po kaq ndeshje te zhvilluara, perveçse i ka dhene atij gjerdanin e arte te Federates UBO, e ka ndihmuar te ngjitet nga vendi i 177-te ku ndodhej para kesaj ndeshje, ne vendin e 152-te ne bote tashme.

Por rritjen me te madhe nga te gjithe sportistet e ka patur Arjon Kajoshi. Para ndeshjes se dates 17 mars me lituanezin Ivans Levickis, ndodhej ne vendin e 465-te ne bote, ndersa pas kesaj fitore ai ndodhet ne vendin e 292-te ne bote. Kjo ka qene fitorja e 6-te per ne boksin profesionist (4 me KO), ne 6 ndeshje te zhvilluara.

Me rritje eshte edhe boksieri i ri Senad Drini eshte i 486-ti ne bote teksa ka zhvilluar deri tani dy ndeshje, te cilat i ka fituar te dyja me nokaut. Edhe boksieri tjeter i ri shkodran Armando Grishaj i cili ka qene i 1060-ti ne ranglisten boterore, pas fitores se pak diteve me pare eshte ne vendin e 936-te ne bote.

Ecuria e deritanishme e ketyre kater sportisteve eshte shume e mire dhe me siguri qe ne te ardhmen ato do te ngjiten edhe me lart. Kuptohet qe syte e te gjitheve jane perqendruar tek Nelson Hysa i cili ka premtuar qe brenda vitit 2023 do te renditet ne 100-shen me te mire te botes dhe me ecurine qe ka, mund t’ia dale.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments