Diten e sotme eshte bere publik lajmi se Federata Nderkombetare e Futbollisteve Profesioniste (FIFPRO) dega Qipro, i ka bere nje ankese zyrtare UEFA-s ne lidhje me orarin e ndeshjes AEL Limasol- Vllaznia dhe nje tjetre jane lene per t’u luajtur ne nje orar aspak te zakonte, 17.30 (me oren tone 16.30).

Ne lidhje me kete gje, presidenti ekzekutiv i FIFPRO Qipro Spyros Neofitidis ka dhene nje interviste sot per mediat e ketij vendi duke folur me shume ne lidhje me ankesen e bere prej tyre.

“Nuk mund ta kuptoj se cili është interesi i AEL per ta luajtur ndeshjen ne nje orar te tille, çfarë avantazhi ka. Fusha është në gjendje të keqe nderkohe qe AEL është favorit. Dhe kur je favorit dëshiron të marrësh kushtet më të mira për të maksimizuar performancën tënde.

Kur kushtet nuk e lejojnë atë, atëherë të dobëtit kanë një avantazh. Unë nuk e di se sa njerëz do të ndiheshin rehat dhe do të donin të ishin në Tsirio dhe të piqeshin ne diell per kete ndeshje”- ka thene fillimisht ai.

Me pas, ka vazhduar: “UEFA na kerkoi shpjegime pas ankeses tone dhe ne dhamë disa shpjegime kur u pyetëm. Gjë e trishtueshme është se këto janë ndeshjet e vetme të vendosura para orës 19:00.

Nëse ka qene stafi eknik i AEL qe e ka këshiluar cakimin e ndeshjes në këto kohë, atëherë ne kemi një problem serioz.

Stadiumi Tsirio ka ndriçim jo te pershtatshem dhe ndoshta nuk mund të luhen ndeshje gjatë natës aty. UEFA nuk duhej ta kishte lejuar që ndeshja të zhvillohej në këtë stadium.