Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë"San Siro" do dëgjohet himni i "Uefa Champions League", por jo nga...

Në”San Siro” do dëgjohet himni i “Uefa Champions League”, por jo nga Milani

Po raportohet që Atalanta ka kërkuar të luajë ndeshjet e Ligës së Kampionëve në ‘San Siro’, që ka acaruar tifozët e Milanit.

‘Orobici’ është kualifikuar në kompeticionin më të madh në futbollin evropian për herë të parë në historinë e tyre pasi përfundoi në vendin e të tretë në Serie A.

‘Stadio Azzurri d’Italia’ në Bergamo, i cili do të riemërohet në ‘Gewiss Arena’, është duke u ristrukturuar dhe nuk do të jetë gati në kohë për të përshtatur parametrat e UEFA-s.

Ata kishin luajtur jashtë stadiumit të tyre në Ligën e Evropës në ‘Mapei’ të Reggio Emilia, stadiumi i përdorur nga Sassuolo dhe kjo ishte e supozuar edhe për Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, sipas Radio Dea, Atalanta ka kërkuar që të luajë në ‘San Siro’, e cila është më afër Bergamos sesa Reggio Emilia dhe tashmë është e mësuar të pret ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht acarimit të tifozëve, Milan duket se do t’ia jap këtë të drejtë Atalantas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments