Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi përsa i përket humbjes me Burrelin. Ai i është përgjigjur Idrizit përmes një postimi në rrjetet sociale.Collage Maker-02-Nov-2023-12-42-PM-4038

Postimi i plotë

“Po lexoja me kujdes gazetën dhe doja të kuptoja cfarë donte Sinani nga unë… Unë njihem prej 45 vjetësh me Idrizin, dhe jemi ulur shumë herë për kafe, por asnjëher s’më ka pyet për futbollin, asnjëher sme ka kërkuar ndihmën time, asnjëher nuk me ka pyet cfare mendon për ecurin e ekipit, prandaj cuditem.

Po të donte mundë të lexonte ose të shikonte diskutimet e mija në gazeta, ose tv, dhe do kishte kuptuar diçka nga futbolli. Pasi ekipi nuk është thjeshtë vetëm pagesat e lojtarëve ,dhe jam ok.Prandaj unë mbajë pozicionin tim si sportedashes.Po Sinani nuk do mendime , nuk pyet njeri. Do të bëj vet krosin, dhe vet golin.. Unë nuk vetë në një tavolin kur nuk jam i ftuar,,,prandaj e respektoj Sinanin une.

Harroj që fola per trajnerin manaxher që solli 10 lojtaret brazilianë. Për ndeshjen me Dinamon, deri sa vet Sinani tha s’kan faj arbitrat, por ju që jeni lojtarë koti e dini të lozni, dhe ju jap leket kot… Dhe prap para ca ditësh kështu i tha ekipit.. Kurse për sa përket ekipit kombëtar e kam per detyrë të jap mendime, se kam 20 vjet që kam kontribuar, dhe ndihem mirë që ky ekip na bën krenarë, kushtet që jan krijuar jan ideale, ne të gjithë i shikojmë, dhe smunde të jem hipokrit mos ti permende.

Une sjam, dhe s’do jem kurrë politikan, por si këshilltar i zgjedhur sa here ka ardhur çështja e Flamurtarit unë jam i pari për të krijuar kushte dhe komoditetin që Sinani të punojë sa më mirë për të realizuar objektivat. Dhe ky zotëri emrin tim se ka ven asnjëher në bordin e flamurtarit. S

inani i bije dritares të dëgjoni dera, por unë s’jam as dera dhe as dritarja e asnjërit. Dhe s’bëhet kurrë. Unë Flamurtarin e kam dashur, e dua dhe do ta dua gjithë jetën, pasi e kam larë me djersë dhe gjak atë emër. Por Sinani ta ngre ekipin aty ku e meriton të jetë, që të këthehen tifozët në stadium. Po derisa Sinani të gjejë justifikime te tilla, asnjeherë s’do gjej zgjidhje. S’doja të replikoja, por isha i detyruar nga balta që u hodh për mua… Me respekt,S. Kushta.